14:21 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja si e përjeton tifozi i Realit shortin me PSG-në (Video)

Tifozi më i çmendur i Real Madridit dhe i Cristiano Ronaldos, Tomas Roncero, e ka përjetuar në këtë mënyrë, jo fort mirë, shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës për 1/8 finale të Ligës së Kampioneve.

Nga goglat e këtij shorti ka dalë edhe përplasja e ethshme, e konsideruar si një finale e parakohëshme, mes Real Madridit dhe PSG-së.

Ylli portugez, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, do të sfidojë një nga “trident”-ët më të frikshëm aktualë në Europë, që përbëhet nga Neymar, Mbappe dhe Cavani.