13:27 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ja si e pret Pacolli ish-zëvendësen e tij

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli e ka pritur mirë Mimoza Kusari Lilën e cila një kohë ishte zëvendësja e tij në parti.

Pacolli sot në seancën e jashtëzakonshme ka pritur me dashamirësi Kusari-Lilën e cila tash deputete e Alternativës bashkë me Ilir Dedën.

Kusari-Lila dhe Deda kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së ndërsa para disa ditësh kanë dal nga ky grup.

Edhe Kusari-Lila edhe Deda kanë marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar përbërjen e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.