12:27 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pacolli ka një porosi për shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se përballë sfidave të shumta, shqiptarët duhet ta kenë të qartë të ardhmen e tyre së bashku.

“Sot, në mbledhjen e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Haradinaj inicova studimin e përbashkët ndërkombëtar “Kombi shqiptar në 50 vitet e ardhshme”.

Ky dokument do të shërbejë si platformë zhvillimore fuqizuese e kombit shqiptar në Ballkan”, shkruan Pacolli në Facebook.