11:03 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Ja vjedhin kuletën me para e dokumente në qendër tregtare

Një qytetar nga Prishtina, ka raportuar në Polici se derisa ishte në një qendër tregtare dyshon se i është vjedhur kuleta, transmeton IndeksOnline.

Ai ka treguar se brenda kuletës përveç dokumenteve personale ka pasur edhe para të gatshme, shifra e të cilave nuk është bërë e ditur në raportin policor.

Tutje policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/