16:06 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jaguar F-Type do të përdorë motorin e BMW

Gjatë shfaqjes së motorave në Paris, kryetari i Jaguar Ian Callum tha se nuk kishte një ide se çfarë do të ndodhë me makinën sportive F-Type të gjeneratës së rradhës.

Sipas një lajmi të publikuar, thuhet se motori 5.0 litërsh V8 që është përdorur deri më tani, do të zëvendësohet nga një motor 4.4 litërsh turbocharged V8, i cili do të merret nga marka BMW.

Motori i BMW pritet që të bëhet pjesë e shumë makinave Jaguar, si dhe tek makinat e ardhshme të Range Rover.

Besohet se motori i BMW do ti sjellë makinës një rritje të fuqisë, e cila së bashku me një efiçencë më të lartë do të sjellin një konsumim më të paktë të karburantit.

Jaguar F-Type do të jetë më luksoze dhe praktike, gjë e cila do të reflektohet edhe në çmim.

Gjithashtu do të ketë dy ndenjëse më shumë prapa dhe më tepër opsione personalizimi.

Jaguar po përgatitet të sjellë një model të ri sportiv, makinë tërësisht elektrike.