23:41 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jahjaga arsyetohet: Nga emocionet harruam kundër kujt luajti Kosova

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Ishujve Faroe. Ajo me këtë rast ka uruar të gjithë që loja e parë që bëri edhe  inaugurimin e stadiumit “Fadil Vokrri” u përmbyllë me fitore, emocione e gëzime.

Ajo është arsyetuar se nga emocionet që kishte sot ka gabuar duke thënë në rrjete sociale se  Kosova ka luajtur ndaj Azerbejxhanit. Sipas saj, kjo ka pak rëndësi, shkruan Indeksonline.

“Loja e parë e Kosovës që inauguroi stadiumin e të madhit Fadil Vokrri u përmbyllë me fitore, emocione e gëzim. Djemtë sonte në bënë shumë krenarë. Urime fitorja, Kosovë!  PS Ndoshta na falet që nga emocionet harruam se kundër kujt luajti Kosova. Pak kishte rëndësi sonte”, ka shkruar Jahjaga në Instagram.

Ndryshe, Jahjaga në vend të Ishujve Faroe kishte shkruar se po e ndjek ndeshjen e Kosovës kundër Azerbejxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/

Ish-presidentja Jahjaga ia huq, ngatërron përqafuesen e futbollit që po përballet sonte Kosova!