17:02 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jennifer Lopez e thjeshtë dhe pa grim, përcjell një mesazh tek femrat

Zgjedhjet që po mbahen në SHBA, kanë bërë që shumë figura të njohura të dërgojnë mesazh që sa më shumë njerëz të dalin në votime.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Jennifer Lopez, ajo ka dërguar një mesazh tek gjinija femërore përmes një video në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

49 vjeçarja u paraqit pa grim dhe me një dukje të thjeshtë në të cilën ka lutur ndjekësit e saj që të dëgjohet zëri i tyre përmes votës.

“Në jetojmë në një shtet të bukur, dil dhe voto, medojnë që të rinjët nuk votojnë, latinët nuk votojnë, femrat nuk votojnë, dil dhe dëshmo të kundërtën”, ishin fjalët e JLo.

Përveç ylli të njohur latin, kampanjës për daljen në votime iu bashkuan edhe Jennifer Garner, Selma Hayek, Oprah Winfrey e shumë të tjerë./Indeksonline/