08:04 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm në Champions League, Real Madridi mposhtë Juventusin edhe në miqësore (Video)

Goli i bukur i Gareth Bale e ndihmoi Real Madridin që ta mposhtë Juventusin në një miqësore, ku Cristiano Ronaldo nuk u paraqitë ndaj ish-skuadrës së tij.

Juventusi kaloi e para në epërsi pas auto-golit të Dani Carvajal, para se Gareth Bale ta barazonte rezultatin me një gjysmë-vollej, shkruan IndeksOnline.

Tutje, Marco Asensio ia dhuroi epërsinë Real Madridin para se ta shënonte edhe golin e tretë për Real Madridin, gol të cilin Wojciech Szczesny shumë lehtë ka mundur ta priste.

Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit muajin e kaluar për 99 milionë funte, i është dhënë pushim shtesë pas Kupës së Botës.

Real Madridi e lejoi 33-vjeçarin të largohet drejt kampionit të Italisë pas nëntë sezonesh në Madrid, ku shënoi 450 gola dhe fitoi 4 tituj të Champions Leagues.

Largimi i portugezit ka bërë që Bale të mbetet në Bernabeu, derisa kështu mendon edhe trajneri i ri, Julen Lopetegui./IndeksOnline/