15:07 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Joshua – Parker, marrëveshja afër fundit

Lufta e peshave të rënda në mes të Anthony Joshuas dhe Joseph Parker është afër zyrtarizimit për 31 mars në Cardiff.

Katër rripa do të jenë në garë pasi dy boksierët e pamposhtur do të përballën në kryeqytetin e Uellsit.

BBC po raportojnë se promotori i Parker, David Higgins po fluturon në Londër për të takuar ekipin e menaxhmentit të Joshua dhe avokatët, të gatshëm për të nënshkruar kontratën.

Vetë Parkeri pritet të udhëtojë në Britani të Madhe më vonë këtë javë. /IndeksOnline/

Temat: