23:56 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Joshua zbulon çelësin e suksesit, ja me çfarë ushqehet (Foto)

Përveç stërvitjeve të vazhdueshme një boksier profesionist si Anthony Joshua duhet të kujdeset shumë edhe për Ushqimin.

Kampioni i botës sigurisht se i kushton vëmendje të madhe ngrënies e sidomos tani para ndeshjes me Joseph Parker.

Gjatë trajnimit për këtë ndeshje Joshua duhet të konsumoj rreth 5000 kalori në ditë, shkruan indeksonline.

Kampioni i botës preferon të ketë vezë në mëngjes. Ai i ha pesë vezë me dy feta bukë të zezë, një tas frutash, pak kos dhe qull me banane.

Eat Healthy, Train Dirty ??

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Ngjashëm si mëngjesi, Joshua vazhdon të hajë të shëndetshëm në drekë. Në mënyrë tipike, ai mund të ketë gjoks pule me patate të ëmbla dhe shumë perime.

Nëse dëshiron diçka të ëmbël, ai konsumon pak kos dhe mjaltë.

Para stërvitjes së tij të pasdites, ai do të ketë sanduiçe, fruta të freskëta, dhe një pije energjie që përmban kafeinë.

In Spain for climate training! 2nd meal of the day down ??? #AJBoxing

A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on

Ushqimi kryesor i Joshuas është darka. Pas një dite të lodhshme 28 vjeçari duhet të konsumoj mish të kuq dhe ndoshta pak makarona, oriz ose patate.

Në mungesë të biftekut ai mund të ketë peshk me patate dhe perime, të paraprirë nga makarona me salcë domate.

Në fund një lëng portokalli. /IndeksOnline/

 

 

Temat: