08:06 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Julen Lopetegui konfirmon të ardhmen e Gareth Bale: A do të largohet uellsiani?

Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid dhe nuk do të largohet këtë verë, gjithnjë sipas trajnerit, Julen Lopetegui.

Bale ka qenë i lidhur me një kalim në Man United pas minutazhës së limituar sezonin e kaluar nën urdhrat e Zinedine Zidane, shkruan IndeksOnline.

Por, reprezentuesi uellsian mezi pret për fillimin e sezonit të ri nën urdhrat e Lopeteguit dhe ai ka vendosur të mbetet në “Bernabeu”.

I pyetur për Bale, Lopetegui tha: ”Ai është shumë, shumë i lumtur. Ai është i lumtur që luan në Real Madrid”.

”Ai është i lumtur që është këtu, kjo është një mundësi fantastike për të që ta tregojë talentin e tij”.

”Kam folur me të sikur që kam folur të tjerët. Ai është me skuadrën, ai është i lumtur dhe është në linjë me objektivat tona dhe është një fillim emocionues për ne, andaj mezi pres”.

Real Madridi do të përballet me “Djajtë e Kuq” në Miami në orët e para të ditës së mërkurë në turneun amerikan, teksa largimi i Ronaldos nuk do ta lejojë Balen të veprojë njëjtë./IndeksOnline/