15:30 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Jurgen Klopp, “baba” për dy ndeshje, 11 përballje, 11 “viktima”

Jurgen Klopp nuk është mposhtur nga asnjë rival në garat evropiane me Liverpoolin kur skuadra është përballur në dy ndeshje me të njëjtën skuadër.

Nga 11 përballje, Klopp ka eliminuar 11 skuadra të ndryshme. Barcelona ishte skuadra e fundit që Klopp ia kishte treguar derën pas dy përballjeve 90 minutëshe. Klopp në tri edicionet e para si trajner i Liverpoolit ka arritur tri finale.

Në edicionin e parë kishte arritur në finalen e Europa League, më pas në finalen e Ligës së Kampionëve për dy vite me radhë, shkruan Indeksonline.

Në këto suksese, Klopp ka eliminuar skuadra të mëdha si, Manchester City, Manchester United, Bayern Munchen e Barcelona.

Skuadra e Klopp llogaritet favorite edhe këtë edicion për të fituar Ligën e Kampionëve.

Skuadrat “viktima” të mjshtrit gjerman:

❌ Augsburg
❌ Manchester United
❌ Borussia Dortmund
❌ Villarreal
❌ Hoffenheim
❌ Porto
❌ Manchester City
❌ AS Roma
❌ Bayern Munich
❌ Porto (perseri)
❌ Barcelona