22:26 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Juventus i tregon Interit se pse është lider, dhe normalisht ia bën TERR

Juventusi e ka fituar derbin e madh të futbollit italian. 1-0 ka qenë rezultati minimal i superderbit.

Një gol i Mario Mandzukic i realizuar në minutën e 65 ka qenë vendimtar në këtë përballje. Interi shpërdoroi disa raste në pjesën e parë, gjë e cila i kushtoi në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Juventusi e bën shkëputjen ndaj rivalëve, e cila nuk përbën befasi në edicionet e fundit në Serie A.

Juve ka 43 pikë si lider, ndërsa Interi është në pozitën e tretë me vetëm 29 pikë./Indeksonline/

Temat: