10:32 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Juventus akord me talentin e Sampdorias

Juventus ka përfunduar pothuajse transferimin e belgut Dennis Praet nga Sampdoria për verën që vjen.

Juventus ka mposhtur Interin, të cilët poashtu ishin të interesuar për talentin belg, i cili duket se ka përcaktuar fatin e tij.

Marotta është takuar me presidentin e Sampdoria, Ferrero , dhe të dy palët kanë rënë në ujdi shkruan LaGazetta.

Praet ka një klauzolë prej 25 milionë euro dhe duket që Juventus nuk ka marrë ndonjë zbritje. /IndeksOnline/