20:00 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Juventus të papërmbajtshëm, Napoli viktima e radhës

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Zonja e vjetër ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë, shkruan indeksonline.

Skuadra e Ancelottit kaluan të parët në epërsi me golin e Mertens në minutën e 10-të të ndeshjes.

Në minutën e 26-të, Mandzukic barazoi rezultatin pas një krosimi të Ronaldos.

Mandzukic shënoi edhe golin e dytë për Juventusin në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 76-të Bonucci shënoi golin e tretë për Juven dhe të fitores.

Juventus është e para në tabelën e Serie A me 21 pikë pas shtatë ndeshjesh. /IndeksOnline/