75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 02 Qershor 2026 / Gj Sh

Juventusi ia tregon derën Edon Zhegrovës, e nxjerr në shitje

Edon Zhegrova ka kaluar një prej sezoneve më zhgenjyes në karrieren e tij.

Sulmuesi kosovar verën e kaluar u transferua nga Lille te Juventusi për një shumë prej 15 milionë euro, por dështoi në kampionatin italian, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi e ka nxjerr në shitje 27-vjeçarin, pasi nuk është në planet e trajnerit Luciano Spalletti.

Zhegrova luajti në 27 ndeshje me minutazh shumë të vogël, duke mos shënuar asnjë gol me bardhezinjtë./IndeksOnline/