09:27 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Juventusi nuk dorëzohet, tani kërkon huazimin e Pogbas

Mediat në Itali shkruajnë se Juventusi do të tentojë ta huazojë Paul Pogban nga Manchester Unitedi në janar.

Francezi është i pakënaqur në ”Old Trafford”, dhe ka qenë në bankën rezervë në shumë ndeshje këtë sezon.

Pogba ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në Torino, dhe ”Zonja e Vjetër” dje pati një takim me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba

Sipas Quotidiano Sportivo, Juventusi dëshiron të arrijë marrëveshje të parakohshme në janar.

Megjithatë, Manchester Unitedi nuk pritet ta largojë njërin prej aseteve më të mëdha të klubit në mes të sezonit.

Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse Mourinho shkarkohet nga posti i trajnerit të ”Djajve të Kuq”./IndeksOnline/