13:22 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventusi po përdoret nga Real Madrid për ta rritur çmimin e Ronaldos te Manchesteri

Cristiano Ronaldo është përfolur se po planifikon një transferim te skuadra italiane, Juventus.

Madje thashethemet kanë arritur deri në atë masë sa që është thënë se portugezi tashmë ka kryer edhe testet mjekësore.

Megjithatë, dikush mendon se e gjithë kjo është për të rritur çmimin e tij te një skuadër tjetër, shkruan indeksonline.

Sipas Don Balon, Zonja e Vjetër është një dorë e zgjatur e Real Madridit për të rritur çmimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë në tregun e transferimeve.

Manchester United ka shfaqur interesim gjithnjë për ta rikthyer Ronaldon dhe Juventus po përdorët si formë e rritjes së çmimit te nënkampionët e Premierligës.

Përveç kësaj, revista njoftoi se Chevrolet, që është sponsori kryesor i klubit anglez, do të kërkojë një emër të madh në skuadër pas largimit të Rooney. /IndeksOnline/

Manchester United’s Cristiano Ronaldo celebrates scoring his second goal during the Barclsy Premier League match at Old Trafford, Manchester. PRESS ASSOCIATION. Picture date: Wednesday March 19, 2008. Photo credit should read: Martin Rickett/PA Wire. RESTRICTIONS: Use subject to restrictions. Editorial print use only except with prior written approval. New media use requires licence from Football DataCo Ltd. Call +44 (0)1158 447447 or see www.pressassociation.com/images/restrictions/ for full restrictions and further information