13:29 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Juventusit i mungojnë dy lojtarë kyç ndaj Real Madrid-it

Real Madridi do të përballet me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por klubi italian do të ketë dy mungesa shumë të ndjeshme gjatë ndeshjes së parë. Ata nuk mund të jenë në stadiumin e Juventusit.

As Medhi Benatia, qendërmbrojtësi maroken, i cili ka bërë një gjurmë në formacionin fillestar të Massimiliano Allegrit, pas largimit të Bonucit, as Miralem Pjanic, truri i vërtetë i ekipit bardhezi në mesfushë. Të dy do të humbasin ndeshjen e parë me “Los Blancos”, pasi në kthimin e 1/8 finale ndaj Tottenham e panë kartonin e verdhë, çka i mbylli ciklet e tyre përkatëse.

Përveç këtyre dy “humbjeve”, Juve e ka të nevojshme të marrë në konsideratë edhe tre futbollistë, që janë për momentin më infermieri. Gjermani qendror, Höwedes, mund të kthehet në ditët e ardhshme, ndërsa anësori kolumbian, Juan Cuadrado, pritet të rishfaqet në fillim të prillit për shkak të pubalgjisë, kështu që ndoshta nuk do të jetë 100 për qind deri atëherë. Së fundi, Federico Bernardeschi nuk ka asnjë datë rikthimi, për shkak të dëmtimit të gjurit.