16:55 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / LB

Ka shtet të Kosovës por nuk ka “komb kosovar“

Shkruan Xhevat Hasani

Lexuesit duhet të kuptojnë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalimin e tij të para tre  diteve në Këshillin e Evropës, Kosovën e quajti „Komb kosovar“ jo në kuptimin e ndonjë „kombit kosovar“ që realisht nuk ekziston, por në kuptimin e shtetit të Kosovës. Kjo sepse në gjuhën e politikës ndërkombëtare fjala „komb“ që në gjuhën angleze shkruhet „Nation“ dhe që lexohet „Nejshën“, sipas kontestit të fjalisë herë e ka kuptimin e kombit e herë e ka kuptimin e shtetit.

Edi Rama në kontestin e fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, shprehjen „Komb Kosovar“ e ka përdoruar në kupitimin „Shtetit i Kosovës“ dhe jo të „kombit kosovar“, sepse në Kosovë ka shtet të Kosovës, por nuk ka „komb të kosovar“.

Nexhemedin Spahiu dhe ndonjë tjetër ka vite që e propogandojnë ndarjen e kombit shqiptarë në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“. Por, kot e kanë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk heqin dorë nga përkatësia kombëtare shqiptare. Besoj se Spahiu e ndonjë tjetër kurrë s`kanë për ta parë të realizuar idenë e tyre të ndarjes së kombit shqiptar në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“.

Mjerë kush e „stolisë“ vetën me ide destruktive komb-ndarëse e gjuhë-ndarëse.