11:13 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli viziton stadiumin, ”Fadil Vokrri”: Kështu i nderojmë personalitetet tona

Të hënën me 13 gusht, në stadiumin e rinovuar të qytetit ”Fadil Vokrri”, zhvillohet Superkupa e Kosovës, Prishtina – Drita.

Dhe tashmë janë kaluar me sukses edhe inspektimet finale në stadium dhe gjithçka duket gati për t’u zhvilluar ndeshjet në stadiumin në fjalë.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vizituar stadiumin, ”Fadil Vokrri” së bashku me ministrin, Kujtim Gashi.

Ai pati kënaqësinë ta shohë nga afër punën e madhe që është bërë në transformimin komplet të stadiumit.

Veseli ka theksuar se vetëm përmes projekteve të tilla, Kosova nderon personalitetet që dhanë gjithçka që vendi ynë të jetë i barabartë në garat ndërkombëtare.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit:

Arena e futbollit ku ka shkëlqyer e na ka dhuruar shumë emocione legjenda jonë Fadil Vokrri, është e gatshme për futbollistët tanë të rinj, qe të na dhurojnë spektakël dhe fitore. Pata kënaqësinë të shoh nga afër punën që është bërë në transformimin e stadiumit me emrin e legjendës sonë. Vetëm përmes projekteve të tilla ne nderojmë personalitetet tona që dhanë gjithçka që Kosova të jetë pjesë e barabartë në garat ndërkombëtare, si dhe të rinjtë tanë të talentuar në sport të kenë kushtet moderne për punë. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në sport dhe mbetet përkushtim i imi që investimet të shumëfishohen./IndeksOnline/