12:15 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kalon rezoluta për shtesat e fëmijëve, fillon së impementuari në vitin 2019

Rezoluta për shtesat e fëmijëve ka kaluar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Ku vendim është marr pas debatit parlamentare të zhvilluar në seancën e kaluar plenare, sipas kërkesës së deputetes Donika Kada Bujupi në emër të grupit parlamentar të AAK-së.

Sipas kësaj rezolute, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të hartojë dhe zbatoj legjislacionin sa më parë, ku ndarja e shtesave duhet të fillojë gjatë vitit 2019.

Gjithashtu, u kërkua edhe kategorizimi duke marr parasysh të hyrat familjare, punësimi i prindërve dhe moshës së fëmijëve./Indeksonline/