11:50 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kam një sekret të madh që nuk ia them dot të dashurit…

I dashuri im i ri është i mrekullueshëm dhe gjithçka në lidhjen tonë është perfekte, por unë e kam një sekret jetësor që nuk ia kam thënë atij.

Unë isha shtatzënë me ish të dashurin tim por nuk e kam ditur deri kur kam shkuar për të bërë analizat.

Fëmija nuk ka mbijetuar.

Unë jam 23 vjeçare ndërsa ai 27. Ne të dy kemi pasur lidhje jo të mira në të kaluarën nga të cilat ende nuk e kemi marrë veten plotësisht.

Çka nuk mund të vendos është se kur t’i them atij për këtë gjë ose a duhet t’i them apo të mos ja përmend aspak këtë çështje.

Këshilla e psikologes:

Ti duhet ta pranosh se ke një të kaluar edhe ai gjithashtu.

Pyete atë për gjërat jo të këndshme në jetën e tij. Dëgjoje atë me kujdes dhe mirëkuptoje.

Pastaj tregoji atij për eksperiencat tua. Shpresoj që nuk je rrezikuar nga humbja e fëmijës.

Për më tepër shko e konsultohu me mjekun./Indeksonline/