15:55 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Kamionët bllokojnë rrugën pranë stadiumit të Prishtinës (Foto)

Rruga pranë stadiumit të Prishtinës është e bllokuar dhe automjetet nuk po munden të kalojnë.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, shihen dy kamionë, të cilët janë ndalur, duke ua pamundësuar kalimin automjeteve tjera.

Ndonëse arsyet nuk janë të ditura, besohet se shkak i ndalimit të kamionëve janë punimet që po kryhen brenda stadiumit tash e sa kohë./Indeksonline/