10:30 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kampionati Ballkanik në Atletikë, Musa Hajdari me medalje të argjendtë (Foto)

Musa Hajdari ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik “Istanbul 2018”.

Atleti kosovar fitoi të argjendtën në disiplinën 800 metra vrapim, duke përfunduar me kohë 1:49.58 sekonda.

Në Stamboll morën pjesë edhe garues tjerë të Kosovës, të cilët patën rezultate të kënaqshme.

Kujtojmë që Musa Hajdari merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga KOK-u./IndeksOnline/