16:37 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kanye West më në fund flet për Donald Trump

Kanye West ka dhënë më në fund përgjigjen e tij për një pyetje në lidhje me Donald Trump, tre javë pasi u pyet në emision tek Jimmy Kimmel.

Kanye tha se “nuk iu dha një mundësi për t’u përgjigjur” kur Kimmel pyeti se pse ai mendon se presidenti kujdeset për njerëzit e zinj, transmeton Indeksonline.

Ai u pyet përsëri nga një stacion i radios amerikane dhe pas një pauze prej 25 sekondash, ai u përgjigj: “Ndjej se ai kujdeset për mënyrën se si njerëzit e zi ndiejnë për të”.

Kanye i tha 107.5 WGCI Chicago se Z. Trump e di se ai ka nevojë për mbështetjen e njerëzve të zinj./Indeksonline/