75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kaos pas konferencës për shtyp, përleshen Wilder dhe Fury

Tyson Fury dhe Doentay Wilder pas tre ditësh do të përballen në ring në Los Anxhelos.

Dyshja ishte sonte në konferencë për shtyp, ku treguan rivalitetin e madh mes tyre.

Pas konferencës për shtyp, Fury u përfshinë në një incident, transmeton IndeksOnline.

Fury nuk ngurroi ta hoqte xhaketën e tij, para se të vazhdonte me ofendime drejt Wilder.

Më pas, ishte më se i nevojshëm ndërhyrja e sigurimit për ta qetësuar situatën.

Përndryshe, dueli i shumëpritur mes Furyt dhe Wilder do të zhvillohet në mbrëmjen e së shtunës në Los Anxhelos./IndeksOnline/