12:11 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kapiteni Lichsteiner mbron shqiptarët: Mirë bënë që festuan ashtu!

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të gola duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve.

“Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj edhe ata nuk janë engjëj. Për mendimin tim, gjithçka është “ok”. Prindërit e disa lojtarëve të Zvicrën janë përfshirë në një luftë të ashpër. Ka provokime, kështu që për mua janë në rregull.”

Ndërsa trajneri Petkovic, mundohet t’a shmangë përzierjen e politikës me sportiv, duke mbajtur një qëndrim shumë më të ekuilibruar.

“Është e qartë që një futbollist kur shënon ndien emocione të veçanta. Të gjithë ne duhet ta lëmë jashtë politikën nga futbolli. Duhet të përqendrohem në futboll, është një pasion që i bashkon njerëzit. Është e rëndësishme të tregojmë respekt.”

Temat: