23:25 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lichtsteiner nuk ka nevojë t’i prekë milionat, shqiptarët ia grumbullojnë 5 mijë dollarë (Foto)

Futbollisti i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënua nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

Kapiteni zviceran u dënua nga FIFA për shkak se bëri simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, gjatë ndeshjes Serbi – Zvicër,  shkruan IndeksOnline.

Ai u gjobit me 5 mijë franga zvicerane për shkak të festimit me shqiponjë.

Në Kosovë tashmë është hapur një donacion përmes sajtit “gofundme”, në të cilin po kërkohen 25 mijë dollarë, për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteinerin.

Deri më tani janë grumbulluar afro 6100 dollarë. Për këtë shifër duhet të jetë i gëzuar ish-futbollisti i Juventusit, Lichtsteiner, pasi dënimi prej 5 mijë frangash mund të paguhet me këto të holla.

Sigurisht që tifozët janë duke u përgatitur që ta mbërrijnë shifrën prej 25 mijë dollarë, në mënyrë që t’i paguajnë dënimet e dhënë futbollistëve si Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner.

Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri do të jenë në gjendje të luajnë të mërkurën ndaj Kosta Rikës./IndeksOnline/

https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner – LINKU…………………………………………….