20:49 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kaq kosovarë vozisin Maserati

Veturat italiane “Maserati” janë automjete shumë luksoze, sportive dhe mjaft të kushtueshme.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të siguruara nga KALLXO.com, në rrugët e Kosovës janë vetëm 12 vetura “Maserati”.

Çmimi më i lirë i një veture “Maserati” është rreth 30 mijë euro.

Më luksoz dhe më i shtrenjtw është modeli “Ghibli”, i cili fillon me çmim 70 mijë euro dhe modeli S është rreth 75 mijë euro.

Për çdo vit kompania e automjeteve ka shënuar ngritje, vetëm në vitin 2016 janë shitur rreth 42.100 vetura në të gjithë botën.

Gjatë gjithë historisë së saj, “Maserati” ka marrë pjesë në forma të ndryshme të motosporteve duke përfshirë Formula 1, gara sportive dhe garat e makinave në turne.

Temat: