12:53 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / LB

Kastrati priti në takim kampionin botëror në Muay Thai, Luan Rudaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, kanë pritur sot kampionin botëror në “Muay Thai”, Luan Rudaj, nga fshati Rud i Komunës së Malishevës. Me këtë rast kryetari Kastrati, ka ndarë mirënjohje për kampion Rudaj, për suksesin e treguar në këtë sport.

“Me shumë kënaqësi prita sot në takim bashkëvendësin tonë Luan Rudaj, sportistin e përmasave ndërkombëtare, kampionin e botës në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Luanit tonë nga fshati Rud, i lindur në Zvicër, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje për suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur deri më tani, si dhe i shpreha dëshirën e madhe që ai sa më parë të përfaqësoj shtetin tonë në këtë sport”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa kampioni botës në Muay Thai, Luan Rudaj, pasi e ka falënderuar kryetarin Kastrati, për pritjen dhe mirënjohjen, ka shprehur dëshirën e tij, që një nga meçet ta zhvilloj në palestrën e sportit “Habib Zogaj” në Malishevë.