17:09 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këndellën gjallorosët, fitore modeste ndaj Udineses [Video]

Roma ka mposhtur Udinesen me rezultat 0-2 në ‘Friuli’.

Gjallorosët duket që kanë filluar të rikthehen në formën e duhur, pas disa rezultateve të dobëta.

Pjesa e parë nuk prodhoi lojë aq të bukur, ndërsa në pjesën e dytë romakët kërkuan më shumë fitoren.

Roma kaloi në epërsi në minutën e 70-të, me anë të talentit turk Cengiz Under, i cili po kalon një formë mjaft të mirë.

Goditjen përfundimtare Udineses ia dha Diego Perotti, i cili vulosi fitoren në minutën e 91. /IndeksOnline/