21:15 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Keq, keq dhe keq, më në fund lajme të mira për Liverpoolin

Jurgen Klopp ka patur kokëqarje në ditët e fundit pasi që disa lojtarë kryesorë të skuadrës kanë pësuar lëndime me përfaqësueset e tyre.

Virgil Van Dijk kishte probleme me brinjë, Salah me tërheqje muskulale, Mane e ka thyer gishtin e dorës, ndërsa Keita ka patur poashtu tërheqje muskulare me përfaqësuesen afrikane.

Por, skanimet e fundit mjekësore kanë qenë pozitive për Klopp. Keita pritet të jetë mungesa e vetme për ndeshjen e nesërme ndaj Huddersfield.

Pavarësisht këtyre lajmeve nga stafi mjekësor, Klopp raportohet se do të nisë ndeshjen me disa ndryshime në skuadër.

Shaqiri pritet të jetë startues nga fillimi i ndeshjes, ndërsa njëri nga treshja sulmuese pritet të fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Edhe Van Dijk mund të startoi nga banka për t’i lënë vend dyshes Gomez-Lovren./Indeksonline/