11:48 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Kërcënohet sërish Kotzias, i dërgohet fishek mitrolozi

Një fishek i futur brenda një zarfi është dërguar në adresë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, bëri të ditur të shtunën e përditshmja greke, Ta Nea.

Zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në  godinën e ministrisë së jashtme dhe veç fishekut, kishte edhe një letër,  përmbajtja e së cilës i referohej negociatave që po zhvillohen për  zgjidhjen e problemeve midis Greqisë Maqedonisë.

Sipas gazetës  greke, bëhet fjalë për një fishek mitralozi kunderajror, që ashtu si dhe  letra u është dërguar shërbimeve të sigurisë për hetimet përkatëse.

Që nga fillimi i muajit shkurt, është hera e tretë që në adresë të ministrit të jashtëm grek mbërrijnë letra kërcënuese.

E  para ishte një letër që shkruante se “i kemi tre plumba për ty” dhe se  çdonjeri prej plumbave i përkiste çdo pjese të hapësirës gjeografike që  quhet Maqedoni.

Më pas kishte mbërritur një tjetër letër me  përmbajtje ofenduese për vetë ministrin, por edhe për 300 deputetët, ku  ndër të tjera thuhej se “parlamentin duhej ta merrte në kontroll  ushtria”.