08:43 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Këshilla se si të shpenzoni më pak para për ushqimet organike

Pa dyshim, çmimet mund të jenë pengesë për disa, pasi ushqimet tipike organike kushtojnë shumë. Se si të kryeni blerje të zgjuara me fare pak para jua tregojmë më poshtë:

Mishi nuk është i vetmi ushqim që përmban proteina!
Mishi është produkti ushqimor që ndoshta ka kostot më të larta për tu blerë! Ndaj ju mund të mbijetoni edhe pa ngrënë cdo ditë nga një racion, sic mund të ishit mësuar!

Nëse jeni të fiksuar pas proteinave, mundohuni që mishin ta zëvendësoni me feta avokadoje, vezë dhe arra. Nuk e dinit që ato përmbajnë përqindje të mëdha proteinash? Ja pra që ekzistojnë dhe ushqime të tjera me përmbajtje proteine!

Rrisni ushqimin tuaj në kopshtin e shtëpisë
Nëse keni e një pjesë të vogël toke, përpiquni të rrisni domate, karrota, rrepka, tranguj etj., duke përdorur fara të çertifikuara organike jo-OMGJ. Limoni, majdanozi, nenexhiku, rozmarina janë një tjetër mundësi për të pasur ushqime organike me pak kosto dhe për më tepër nën kontrollin tuaj.

Bëhuni praktik
Meqënëse gjatë një stine është e pamundur ti gjeni të gjitha perimet dhe frutat, ju mund të zgjidhni ti blini, ti lani dhe ti fusni në një enë hermetike. Ato qëndrojnë të ngrira por kujdes! Mos i mbani në frigorifer dhe pa konsumuar për më tepër se tre muaj!/Shije.al