17:56 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i presidentit të SHBA-së: Kjo është përshtypja e Donald Trump për Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është krenar me Kosovën.

Kështu tha këshilltari i tij për siguri kombëtare Herbert McMaster. Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si shtet stabil, prosperues dhe demokratik.

Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.

Në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Washington fjalë rasti patën edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj.