21:28 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këshilltarja e kryeministrit-Rugovës: Shpallja e hershme e fitores është festë e humbjes

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor janë bërë publike edhe rezultatet përfundimtare.

Në bazë të këtyre rezultateve me një epërsi prej 52 votave fitues doli të jetë kandidati i AAK-së,  Gani Dredshaj, shkruan Indeksonline.

E herët kishte filluar festa e shtabit të LDK-së në këtë komunë, të cilët në fillim të numërimit të votave ishin në epërsi, rezultat ky që u ndryshua krejtësisht në fund.

E lidhur me rezultatin e AAK-së në Istog është deklaruar edhe këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Hardinaj.

Sipas saj, në zgjedhje, shpallja e hershme e fitores, është festë e humbjes.

Ky është postimi i plotë:

Në zgjedhje, shpallja e hershme e fitores është festë e humbjes.

Urime për të dytën herë Gani Dreshaj! Urime Aleancë e Kosovës #NdryshimiKaFilluar