14:39 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Meliza Haradinaj e uron Ramushin me këto fjalë pas rizgjedhjes kryetar i AAK-së

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla e ka uruar të parin e AAK-së për rizgjedhjen në këtë post.

Meliza ka thënë se është nder dhe privilegj që kemi në mesin tonë një strateg e hero siç është Ramush Haradinaj.

“Rrugëtimi politik i Aleancës nuk dallon nga rrugëtimi politik i Kosovës. Aleanca nuk ka qenë asnjëherë as më mirë as më keq se Kosova.
Kryetari Haradinaj sot u rikonfirmua përsëri. Është nder dhe privilegj që e kemi në mesin tonë një strateg dhe hero të gjallë si Kryetari dhe Kryeministri Ramush Haradinaj” shkruan ajo në Facebook./Indeksonline/