19:17 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kështu e komenton Ahmeti vendimin e FIFA-s për Xhakën e Shaqirin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA) për kosovarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhaken si dhe zviceranin,  Lichtensteiner.

Ahmeti ka thënë se  çfarëdo dënimi është i keq. Por sipas tij, me rëndësi është se dyshja nga Kosova do të luajnë në vazhdim të botërorit ‘Rusia 2018’, transmeton Indeksonline.

“Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kujtojmë, se Xhaka dhe Shaqiri çmendën Serbinë duke shënuar dy gola në fitoren e Zvicres 2-1.

Ndryshe,  ndeshjën e radhës Zvicra e zhvillon ndaj Kosta Rikës më 27 qershor nga ora 20:00./Indeksonline/

FIFA vendos për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner