16:37 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këta janë kandidatët që kaluan kontrollet mjekësore nga konkursi për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë janë shpallur rezultatet e kontrollimit mjekësor të mbajtur me datën 03.10.2019 deri me datë 15.10.2019 për zyrtarët policorë sipas konkursit 16.04.2018 deri më 10.05.2018.

Gjithashtu kandidatët të cilët kanë dështuar në kontrollin mjekësor kanë të drejtë ankese. Ankesa duhet t’i dorëzohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditësh, nga dita e publikimit të rezultateve, raporton Indeksonline.

Kurse kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses testin psikologjik, kontrollimin mjekësor si dhe verifikimin e së kaluarës i cili është në proces, do të njoftohen për nënshkrimin e kontratës për punësim në Policinë e Kosovës.

Përpos këtyre rezultateve, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se janë shpallur edhe rezultatet e testit psikologjik të mbajtura nga data 02.10.2019 deri me datë 14.10.2019.