14:04 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Keta shpallet kampion bote pas triumfit përballë bokserit boshnjak

Xhetan Keta ka dorëzuar edhe kundërshtarin nga Bosnja e Herzegovina, Sladan Janjanin, i cili që në raundin e katërt shfaqi lëkundje të qarta dorëzimi, ndërsa qëndresa e tij përballë “furisë” së Xhetanit ishte shumë e dobët.

Nga Dibra e Madhe në nder të “Vitit të Skënderbeut”, boksieri shqiptar ngre lart flamurin shqiptar duke u shpallur kampion bote në pesha të mesme të “WBU.”

Pas fitores, në ring aty ku mposhti boshnjakun, boksierit shqiptar iu bë dhuratë në shenjë simbolike shpata e Skënderbeut.

Gjithashtu edhe boksieri shqiptar, Ferit Keta ka marrë një fitore tjetër dhe kësaj here “preja” e shqiptarit ka qenë një turk, shkruan sportplus.

Nga Dibra e Madhe, Keta ka marrë fitoren e 11-të dhe nuk njeh asnjë disfatë në sportin profesionist.

Në raundin e pestë të duelit, boksier turk, Fatih Memhmet nuk i përballoi më grushtet e forta të Ketës, ndërsa u detyrua të dorëzohej dhe të ndalonte duelin me shqiptarin në Dibër të Madhe.