Këtë javë fillojnë ndeshjet e futbollit kosovar
Pas më pak se dy muajsh pushim rikthehet elita e futbollit kosovar me shumë ndeshje interesante që na presin në mesjavë dhe fundjavë.
Ndeshja kryesore e Kupës është ajo mes Trepçës ’89 dhe Llapit, që zhvillohet të mërkurën në ‘Riza Lushta’.
Spikat edhe takimi Ballkani- Gjilani.
Ndërsa në fundjavë, Prishtina e pret Llapit, i cili brenda katër ditësh zhvillon dy super ndeshje, që mund të vendosin për të shumë në luftën për Evropë.
Drita – Feronikeli, po ashtu është një ndeshje tjetër e fortë që spikat në fillim të pranverës.
Ndeshjet e Kupës
Ballkani – Gjilani
Trepça’89 – Llapi
Vëllaznimi – Rahoveci
Drenica – Arbëria
Vushtrria – Liria
Istogu – Drita
Prishtina – Kosova (P)
Java e 19-të
Drenica – Besa
Liria – Vllaznia
Prishtina – Llapi
Trepça’89 – Vëllaznimi
Flamurtari – Gjilani
Drita – Feronikeli