21:46 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këto janë aktivitet e ditës së nesërme për ndër të pavarësisë (Foto)

Festa për përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës këtë vit ka filluar më herët.

Meqenëse këtë vit shënohet dekada e parë e Kosovës shtet, këtë vit në vend do të ketë dhjetë ditë festë, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së nesërme, kur në Prishtinë pritet të qëndrojë për vizitë Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të ketë aktivitete të shumta, duke filluar nga ora 11 kur do të hapet Festivali Olimpik “PyeongChang 2018”, duke vazhduar më pas me hapjen e Panairit të Sportit me Klubet e Prishtinës.

Festa e kësaj ditë do të mbyllet me koncert në Sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të marrin pjesë artistë të shumtë të skenës vendore./Indeksonline/