Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Conference League
Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Conference League.
Ishte një mbrëmje ku triumfuan katër skuadrat nikoqire, shkruan IndeksOnline.
Rayo Vallecano shënoi fitore 3-0 ndaj AEK Athinës.
Me rezultat të njëjtë, Shakhtar Donetsk dhe Crystal Palace, triumfuan ndaj AZ Alkmaar, respektivisht Fiorentinas.
Ndërsa skuadra e Maiz e mposhti 2-0 Strasbourgun.
Ndeshjet e kthimit çerekfinale të Conference League zhvillohen me 16 prill./IndeksOnline/


