20:11 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

KF Gjilani: Ja pse ndodhi incidenti

Sot gjatë ditës Drenica ka mposhtur Gjilanin në një ndeshje të tensionuar ku si pasojë kishte lëndime e në mesin e tyre edhe futbollisti Taulant Dajaku.

Gjilani ka lëshuar një komunikatë ku ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e sotëm.

Ata i kanë lënë fajin organizimit si dhe disa tifozëve që ishin në moshë shumë të re.

Kjo është komunikata e Gjilanit

Njoftim mbi incidentin e Skifterave në Drenicë !

Për dallim nga ndeshjet tjera të KF Gjilanit dhe KF Drenicës,për shkak të mikpritjes tradicionale nga të dy palët, në ndeshjen e sotme nuk kishim vënë kufizime në moshë për mbështetësit e Gjilanit si musafir,kësisoj kishim marr me vete shumë të rinjë të cilët në shumicën e rasteve për arsye të sigurisë nuk udhëtojn me ne.Nikoqirët kishin orkestruar gjithcka për të arritur fitoren me cdo kusht duke lënë pas dore kushtet për tifozët musafir.Një shirit i skenave të krimit ishte e vetmja shenjë e cila na ndante nga “qytetarët” që gjindeshin ne tribunën ku u vendosem edhe ne.Për të mos mjaftuar kjo,në sektorin tonë me të përfunduar loja u shfaqën 4,5 policë të cilët ishin udhëzuar të shuanin frustrimin tonë mbi ndeshjen e sotme.Si pasojë e sjelljeve të tyre nga përdorimi i gazit lotsjellës,ushtrimit të dhunës me mjete të forta dhe përfshirjes së shikuesve të cilët shfrytëzuan dhunën policore për të hedhur gjësende të rënda në drejtim tonë, lëndime fizike pësuan tre nga anëtarët tonë dhe disa të tjerë u lënduan lehtë kryesisht nga gazi lotsjellës.

Policia lokale sot për disa momente na bëri të ndiheshim se jemi në Beograd, sikur kjo të mos mjaftonte atyre u dhanë mbështetje shumë drenicas të cilët sot bashkë me 3 pikët e fituara , fituan edhe një TURP të madh.

Nuk mund ta imagjinojmë sa do të eskalonin vendasit sikur ne te korrnim fitoren sot.

Në këtë postim ju sjellim pamje mbrenda sektorit tonë kur policia erdhi me tendencë për të shkaktuar incidente,ndërsa paraqitjen tonë ua sjellim në vazhdimësi përmes fotografive dhe videove tjera.

Krejt në fund,për të gjithë tifoskenën që nuk i ndaloi daullet për rastin në fjalë , 1.3.1.2 .

Shihemi t’merkuren.