09:26 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib hedh dyshime për sulmin ndaj autobusit nga McGregor – dhe është befasi

Khabib Nurmagomedov ka pohuar se sulmi i Conor McGregor ndaj autobusit në prill ishte skenar i përgatitur nga UFC.

Irlandezi kishte sulmuar autobusin, i cili ishte duke i bartur mundësit drejt hotelit të dyre pas një konference për shtyp në Nju Jork.

Më pas, ai u arrestua dhe policia filloi hetimet para se palët të arrinin marrëveshje në verën që lamë pas.

McGregor këtë muaj u mposhtë nga Nurmagomedov, kur dyshja u përballën në UFC 229, transmeton IndeksOnline.

”Në atë ditë, nga UFC më treguan se në konferencën për shtyp, unë duhej të vija i vetëm”, tha mundësi rus për RT.

”Kështu që unë isha duke udhëtuar me gjithë mundësit tjerë, por më pas vazhdova i vetëm, vetëm me menaxherin tim”.

”Nëse ju i shikoni pamjet, atëherë e shihni se autobusi ishte pranë portës dhe më pas u ndalë. Pse? Nëse i shihni njerëzit duke e sulmuar atë, atëherë ju duhet të lëvizni dhe të largoheni nga parkingu”.

”Për mua ka shumë dyshime. Nuk e di nëse UFC mund ta ketë përgatitur gjithë këtë, tha Nurmagomedov në mes të tjerash./IndeksOnline/