15:53 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib mund të pezullohet dhe t’i merret titulli

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov mund të gjobitet me largimin e titullit pas incidentit, të cilin e shkaktoi pas triumfit ndaj Conor McGregor.

Pasi e mposhti irlandezin në raundin e katërt në Las Vegas, skenat kontraverse filluan në T-Mobile Arena, ku Nurmagomedov kërceu nga kafazi drejt ekipit të McGregor për t’i sulmuar ata.

Lidhur me këtë reagoi edhe presidenti i UFC, Dana White, i cili u shpreh tejet i zhgënjyer me këto skena, të cilat mund ta gjobisin mundësin rus me marrjen e titullit, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

”Nëse Khabib pezullohet gjatë, atëherë atij mund t’i merret edhe titulli”, pohoi White pas duelit të sotëm.

Shefi i UFC-s zbuloi gjithashtu edhe arsyen se pse nuk ndodhi ceremonia e titullit në oktagon pas përfundimit të duelit.

”Për shkak të frikës se mund të ndodhte edhe ndonjë incident në oktagon, ne vendosëm që të mos ndodhte kjo”, tha ai./IndeksOnline/

Video thumbnail