15:46 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib sfidon Mayweather: Në xhungël është vetëm një luan

Khabib Nurmagomedov e ka sfiduar Floyd Mayweather për një duel duke thënë se këtu ka vend vetëm për një kampion dhe se kampioni është ai.

Mundësi rus triumfoi ndaj Conor McGregor në një duel kontravers në UFC dhe tani ka drejtuar vëmendjen në kundërshtarin e radhës – ku ai e synon Mayweatherin.

”Në xhungël është vetëm një mbret dhe natyrisht se ai është unë”, tha Nurmagomedov, transmeton IndeksOnline.

”Floyd Mayweather nuk mundi ta nokautonte McGregorin, por unë e bëra këtë shumë lehtë”.

Nurmagomedov do të donte një përballje mes tij dhe Mayweather – në një duel mes të pamposhturve.

”Jam i gatshëm të luftoj. Një rekord prej 50-0 ndaj 27-0, dy djema që nuk janë mposhtur kurrë, pse jo?”, vazhdoi ai./IndeksOnline/