10:14 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Khabib tregon çfarë plani ka për McGregorin kur ta fus në kafaz

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin në eventin e UFC-229 që zhvillohet më 6 tetor në Las Vegas karshi kampionit irlandez Conor McGregor.

Dy sportistët u përballën për herë të parë mes tyre në Nju Jork në konferencën të organizuar nga UFC-ja dhe që u drejtua nga presidenti i saj, Dana White.

McGregor e ka kërcënuar disa herë rusin se do ta fitojë këtë duel me KO, por Nurmagomedov ka replikuar.“Nuk pres asgjë të jashtëzakonshme në kafaz nga Conor. Unë mezi pres ta kem përballë në kafaz, të vijë drejt meje. Jam fokusuar te ndeshja dhe vetëm aty, nuk më interesojnë fjalët e Conor, ai flet shumë. Këtë titull nuk ke për ta marrë kurrë”, tha Nurmagomedov, 26 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, Nurmagomedov tha: “Do të shihni një njeri të çmendur në kafaz më 6 tetor. Do ta lodh aq shumë, do ta bëj të duket keq pas duelit. Ky është plani im. Ai nuk mund të duelojë 25 minuta, sa zgjasin 5 raundet. Ai mendon se mund të më mposhtë me KO, por do ta shohim se si do të jetë fundi i kësaj sfide. Unë kam ardhur këtu për të të mundur, ti nuk di as të kapësh e as të bësh mundje, ndaj je një zero para meje”, u shpreh sportisti rus.