Khloe: Jam 6 muajshe shtatzënë
Khloe Kardashian pranon se është pak nervoze pasi bëre publike shtatzëninë, por thotë se është krenare të tregojë barkun e saj në rritje.
Kjo është hera e parë që Khloe shfaqet publikisht pasi bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë me Tristan Thompson, disa muaj pas thashethemeve, shkruan TCh.
Në një postim në Instagram, Khloe thotë: “Gëzuar Krishtlindjet!”. 33-vjeçarja ka bërë të ditur gjithashtu për fansat se javën e ardhshme bën 6 muaj shtatzënë.